Legalizimet falas, ALUIZNI shpërndan 250 leje në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:48 03-03-2015 Legalizimet falas, ALUIZNI shpërndan 250 leje në Vlorë

Kryeministri Rama dhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, kanë qenë të pranishëm në një takim me banorët e Vlorës, ku kanë shpërndarë disa nga 250 lejet për legalizime falas.

Gjatë takimit me banorët kryeministri Rama tha se procesi i legalizimeve falas do të vazhdojë dhe se ndërtimet dhe shtëpitë në zonat informale do të legalizohen falas.

“Ju e dini më mirë se unë se për të ndërtuar një shtëpi, keni shpenzuar çdo kursim, keni hequr edhe nga buka e gojës dhe kjo është një pasuri që nëse nuk hipotekohet nuk ka asnjë vlerë e nëse hipotekohet, ajo kthehet në një pasuri të patundshme që ju jep mundësinë të mërrni kredi për të hapur një biznes apo për të mbështetur studimet e fëmijëve tuaj”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se procesi i legalizimit do të fuqizojë jo vetëm ekonomitë e familjeve shqiptare por edhe ekonominë e shtetit, prandaj është një interes i përbashkët.

“Duke bërë shëtitoren me standarte europiane si dhe duke lidhur Vlorën me rrugën kombëtare, kemi hapur një epokë të re dhe sigurisht që pas zgjedhjeve do të investojmë akoma më shumë, falë faktit që një shumicë dërmuese e qytetarëve sot paguajnë energjinë elektrike duke na lehtësuar barrën për të mbuluar gropën e vjedhjes së energjisë”, tha kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreut i ALUIZNI-T, Lame, tha se drejtoria e këtij qarku ka qenë drejtoria që ka lënë trashëgimi problemet më të mëdha nga qeverisja e shkuar e së djathtës, me dokumente të humbura, të lëna pas dore, me leje të dhëna me probleme që kanë futur në sherr qytetarët e Vlorës.
Ndër të tjera zoti Lame tha: “Kanë kaluar mbi një vit dhe shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi ky qark në fushën e legalizimeve ka shumë probleme, pasi ndërtimet pa leje sollën probleme që u mbartën për shumë vite rresht pa u zgjidhur.  Duhet të themi që ato legalizimeve që janë bërë në Vlorë gjatë viteve të qeverisjes së shkuar më shumë na kanë krijuar probleme, probleme të cilat ju i ndiqni në media dhe këto ditët e fundit, me procese gjyqësore të hapura, me komshi që zihen me njëri-tjetrin për shkak të abuzimit që është bërë me dhënien e lejeve.  Pra edhe ato pak legalizime u kthyen në shumicën e rasteve në sherr mes qytetarëve  dhe jo në zgjidhje të halleve të tyre. Zoti kryeministër duhet të pranojmë se në krahasim me shumë qytete të tjera, ku po punohet në procesin e legalizimeve, në Vlorë kemi pasur disa pika të dobëta. Është e padiskutueshme që thelbi i tyre qëndron në situatën e trashëguar, pasi në Vlorë gati nuk u gjet fare drejtori , gjithë sistemi i arkivës ishte inekzistent, ishte si në një gjendje lufte kur u mor në drejtim drejtoria e Vlorës, por tashmë kjo fazë është tejkaluar, edhe ngërçi me zyrën e regjistrimit të pasurive është tejkaluar. Në vijimësi vazhdon dhënia e lejeve të legalizimit në Vlorë, por sot kemi një grup që prek një zonë me objekte banimi që presin prej shumë e shumë vitesh sepse e tillë ishte situata, pasi dhe ato leje legalizimesh të dhëna u bënë  në kurriz të braktisjes së dokumentacionit për të gjithë pjesën tjetër që duhej të ndiqej puna”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja Doshi/ Nishani thërret Kryeprokurorin
Siguria në rrugë, Tahiri i drejtohet nxënësve në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.013252019882202
array(1) { ["section"]=> string(58) "legalizimet-falas-aluizni-shperndan-250-leje-ne-vlore-4878" }