Legalizimet ‘gjysma-gjysma’, Artan Lame: U bënë në vitin 2013, në muajt e fundit të qeverisë Berisha

Publikuar tek: aktualitet, më 23:13 12-11-2019 Legalizimet ‘gjysma-gjysma’, Artan Lame: U bënë në vitin 2013, në muajt e fundit të qeverisë Berisha Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame

Kreu i Kadastrës Shqiptare Artan Lame, ka thënë se legalizimet e paligjshme që janë dhënë në zonën e Astirit, janë dhënë në kohën e qeverisë Berisha, në muajt e fundit të vitit 2013.

Duke marrë shkas nga një denoncim i ish-deputetit Balliu në Opinion, ku gjysma e një objekti në zonën e Astirit është legalizuar dhe tjetra jo, Lame ndërhyri për të sqaruar si qëndronte e vërteta.

“Nëse legalizimi i atij gjysme objekti është bërë përpara 2013, e kam thënë që janë bërë legalizime të paligjshme, veçanërisht në muajt e fundit të ndryshimit të qeverisë. Ai derziu që nuk ka arritur të paguaj, nuk e ka marrë legalizimin. Projekti fillestar i unazës ka qenë më i ngushtë, më pas që në kohën e zotit Berisha projekti u zgjerua. Janë bërë legalizime abuzive, në muajt e fundit para se të ndryshohej projekti. Edhe kur u bë projekti i ri, njësoj si nga ana tjetër, këto banesa do të prisheshin

Ligji i Legalizimeve që ështën sot në fuqi është votuar nga PD në vitin 2006”, ka thënë Artan Lame, duke iu referuar një denoncimi me foto të Balliut.

Screenshot_2.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02072286605835
array(1) { ["section"]=> string(102) "legalizimet-gjysma-gjysma-artan-lame-u-bene-ne-vitin-2013-ne-muajt-e-fundit-te-qeverise-berisha-185684" }