Legalizimet/ Rama në Krujë: PD e ktheu në proces korrupsioni, ne ju kthyem djersën e mundin tuaj

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 20-03-2015 Legalizimet/ Rama në Krujë: PD e ktheu në proces korrupsioni, ne ju kthyem djersën e mundin tuaj Kryeministri Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe drejtori i ALUZNI-t Artan Lame ishin sot në Krujë në kaudër të shpërndarjes së lejeve të legalizimit. Rama tha nga Kruja se PD në 8 vite qeverisje e kishte kthyer këtë proces në një proces korrupsioni.

“Megjithëse Kruja ka votuar ata që i qeverisën në 8 vite, ata u dhanë vetëm 470 leje, nga të cilat 80 ia dhanë vetëm bizneseve, pra legalizime për godina biznesi që nuk janë ndërtuar për hall a strehim por për arsye fitime, ndaj  PD procesin e legalizimeve e ktheu në një proces korrupsioni të jashtëzakonshëm. Ne sot jemi mbi 1 mijë legalizime që janë legalizimi i mundit e djersës suaj", tha Rama në fjalën e tij.

Rama shtoi gjithashtu mes humorit e batutave se kënaqësinë më të madhe në shpërndarjen e lejeve e ka me përkrahësit e Partisë Demokratike të cilët kanë pritur që lejen t’ua jepte PD.

“Kënaqësi të veçantë kam kur lejet ua jap demokratëve që e kanë ngrënë sapunin për djathë, ndryshe nga socialistët që nuk kanë patur ndonjëherë shpresë se PD do ia legalizonte banesat”.

Kreu i qeverisë përmbylli fjalën e tij duke siguruar qytetarët se  është vetëm fillimi i një procesi i cili do u shërbejë të gjithëve, të majtëve dhe të djathtëve, sepse sipas Ramës,  ky nuk është një proces partie por një proces që i dokumenton qytetarëve pronën e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Itali Ervin Kurti, shpërndante drogë. Si arriti ta zbulojë policia
Lushnje/ Zbulohen nga policia 7 sera me hashash, arrestohen 3 persona »
Article Logic
Execution time: 0.013417959213257
array(1) { ["section"]=> string(98) "legalizimet-rama-ne-kruje-pd-e-ktheu-ne-proces-korrupsioni-ne-ju-kthyem-djersen-e-mundin-tuaj-6480" }