Legalizimi i kanabisit, Balla e sqaron: Këto ditë është bërë një keqpërdorim i termit, ajo që presim prej një viti...

Publikuar tek: politike, më 12:52 14-05-2020 Legalizimi i kanabisit, Balla e sqaron: Këto ditë është bërë një keqpërdorim i termit, ajo që presim prej një viti... Taulan Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka folur lidhur me një nga temat kryesore të këtyre ditëve, legalizimin e kanabisit.

Balla tha se kemi një keqpërdorim të termit legalizim kanabisi. “Nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri. Sa të jemi ne nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri, si përdorim i kanabisit. Por ajo që duam dhe presim prej një viti, duam të hulumtojmë dhe kemi hulumtuar për të gjitha praktikat më të mira si kulturë bujqësore”, tha Balla.

Pjesë nga fjala e Ballës: Këto ditë është bërë një keqpërdorim të termit legalizim i kanabisit.  Nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri. Sa të jemi ne nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi në Shqipëri, si përdorim i kanabisit. Por ajo që duam dhe presim prej një viti, duam të hulumtojmë dhe kemi hulumtuar për të gjitha praktikat më të mira si kulturë bujqësore.

Në fund të fundit është një kulturë bujqësore. Në Shqipëri kemi përdorur historikisht kërpin dhe vaji i kërpit në Shqipëri është përdorur  edhe në kohën para viteve 90 për arsye mjekësore. Edhe kjo kulturë bujqësore ka një rendimet të lartë dhe krijon një cikël të ri ekonomik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099449157714844
array(1) { ["section"]=> string(118) "legalizimi-i-kanabisit-balla-e-sqaron-keto-dite-eshte-bere-nje-keqperdorim-i-termit-ajo-qe-presim-prej-nje-viti-206341" }