Legalizohen pallatet shumëkatëshe pa leje, këto janë pagesat që duhet të kryhen (VENDIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:36 12-01-2017 Legalizohen pallatet shumëkatëshe pa leje, këto janë pagesat që duhet të kryhen (VENDIMI)

Këshilli i Ministrave ka vendosur legalizimin në favor të poseduesve të objeketeve leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore dhe/ose në lartësi ose ndryshime të funskionit të hapësirave, si dhe legalizimin e objekteve shumëkatëshe pa leje ndërtimi, të destinuara për kalim pronësie apo qeradhënie.

Sa i përket pikës së dytë, evidentimi i objekteve shumëkatëshe (mbi 5 kate), të ngritura pa leje ndërtimi të organeve kompetente, për qëllim shitblerje apo qeradhënie të njësive individuale të banimit apo shërbimit, do kryhet nga drejtoritë e ALUIZNI-t.

Subjekti që ka ngritur ndërtimin shumëkatësh pa leje duhet të paguajë taksën e ndikimit në infrastrukture dhe tarifën për legalizim.

Nëse për legalizimin e objektit shumëkatësh, kanë aplikuar si ndërtuesi ashtu dhe banorët, procedurat e legalizimit për objektin kryhen vetëm në emër të ndërtuesit. Kur leja e legalizimit miratohet për banorët e njësive individuale, ata paguajnë vetëm taksën e ndikimit në infrastrukture.

Vendimi

Screenshot_16.jpg

Screenshot_14_copy.jpg

Screenshot_15.jpg

Screenshot_17.jpg

Screenshot_18.jpg

Screenshot_19.jpg

Screenshot_20.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas lirimit të Haradinajt reagon Meta: Të çlirohet nga të gjitha akuzat që vijnë nga Serbia
Dënohet me burg Shukri Xhelili »
Article Logic
Execution time: 0.010528087615967
array(1) { ["section"]=> string(92) "legalizohen-pallatet-shumekateshe-pa-leje-keto-jane-pagesat-qe-duhet-te-kryhen-vendimi-65322" }