Legalizohet martesa treshe, tre burrat martohen zyrtarisht në Kolumbi

Publikuar tek: bota, më 10:13 14-06-2017 Legalizohet martesa treshe, tre burrat martohen zyrtarisht në Kolumbi

Ndodhi edhe kështu. Tre burra homoseksualë janë martuar zyrtarisht midis tyre. Ata konsiderohen kështu si familja e parë “polyamorous”.

Martesa treshe e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi dhe ajo është legalizuar tashmë, ndërsa martesat midis të njëjtit seks (homoseksuale)  janë legalizuar vitin e shkuar.

“Ne donim të vërtetonim familjen tonë …dhe të drejtat tona, sepse nuk kishim bazë të fortë ligjore që na krijonte si familje”, tha një nga burrat, aktori Victor Hugo Prada, raportojnë mediat kolumbiane.

Ai tha se ai dhe dy partnerët e tij, instruktori sportiv John Alejandro Rodriguez dhe gazetari Manuel Jose Bermudez, nënshkruan dokumentet ligjore me një avokat në qytetin Medellin.

“Kjo na themelon si një familje, një familje polyamorous. Është hera e parë në Kolumbi”, tha ai. Avokati dhe aktivisti i të drejtave të homoseksualëve, Rincon Perfetti tha se në Kolumbi ka shumë lidhje treshe, por ky ishte i pari që u njoh ligjërisht", tha avokati për agjencinë AFP.

tr.jpg

cris-1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrumbohet ndërtesa gjigante në Londër, raportohet për viktima, dhjetra të plagosur
Prej ditës së nesërme BE heq zyrtarisht shërbimin "Roaming" »
Article Logic
Execution time: 0.011643886566162
array(1) { ["section"]=> string(74) "legalizohet-martesa-treshe-tre-burrat-martohen-zyrtarisht-ne-kolumbi-82426" }