‘Legenat e Klan-it, b*th*irë’… Gazetari tregon si i shpëtoi dhunës në 21 janar: U thashë jam i TOP-it (RRËFIMI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:58 14-05-2019 ‘Legenat e Klan-it, b*th*irë’… Gazetari tregon si i shpëtoi dhunës në 21 janar: U thashë jam i TOP-it (RRËFIMI) Gazetari Bledian Koka dhe operatori Sokol Peca me 21 janar

Në protestën e 11 majit, organizuar nga opozita u lënduan 5 kameramanë, mes të cilëve edhe gazetari i Top Channel Besfort Kryeziu.

Kjo solli një valë reagimesh lidhur me paprekshmërinë që duhet të ketë një gazetar në krye te detyrës.

Ndërkaq, gazetari Bledian Koka tregon përvojën e tij të ngjashme edhe më 21 janar, në kohën kur në opozitë ishte Rama. Ai rrëfen se si një grup i është afruar dhe ka nisur ta ofendojë bashkë me operatorin, pasi të dy ishin pjesë e stafit të Klan.

Mirëpo, Koka, me shpejtësi ka nxjerrë kartën e gazetarit që nga kohakur punonte në Top dhe u ka thënë: ‘Ca Klani me, unë jam i Top-it’!

Ai e rrëfen gjithë historinë me shumë ironi ndërsa kujton se një nga anëtarët e ‘grupit të zjarrit’ që la të vdekur në Bulevard 4 protestues, pikërisht Agron Malajn, Rama sot e ka vënë kandidat për bashkinë e Matit.

RRËFIMI I PLOTË:

21 Janari im...

Protesta paqesore e 21 Janarit kishte mbi 1 ore qe kishte nisur. Protestuesit e opozites se atehershme me lule ne duar kerkonin largimin e qeverise Berisha per shkak te publikimit ne Fiks Fare te videos Meta-Prifti. Deri ne oren 13.00 si pasoje e pakujdesise se disa protestuesve mezi ishin djeguar nje automjet i TV Klan, dhe nja 2 automjete qe ishin parkuar tek Piramida (sepse atehere Piramida perdorej edhe si parking). Nga atmosfera e zjarrte e thirrjeve kundra qeverise, 1 prej palmave para kryeministrise mori flake vetvetiu dhe u dogj si qiri ndersa Edi Rama ashtu si edhe Lulzim Basha e kishte braktisur protesten ende pa mberritur 300 spartanet para policise. Ne nje moment kur protestuesit kishin krijuar nje atomsfere tejet miqesore dhe qytetare perreth kryeministrise, nja 5-6 protestues diç te merzitur me Sandrin dhe Klanin (kushedi pse) me afrohen mu gazetarit te ABC Neës ne ate kohe dhe operatorit tim Sokol Peca dhe tentojne te na pergezojne per punen tone si misionare te lajmit duke na inkurajuar me fjalet (iii shiko shiko keta legant e Klanit, yytt bythq... t'ua q.. robt). Pasi na rrethuan, na u afruan butesisht si hiena dhe gati nisen te na qellojne. Dhe aty tregova aftesite e mia si prestigjator, jo vetem si gazetar! ???Fatmiresisht une kisha punuar ne vitin 2007 nja 8 muaj prane Top Neës dhe kisha ruajtur me vete karten e gazetarit te TOP-it. Me vrik e nxorra nga xhepi dhe u them "Ca Klani me, une jam i TOP-it". Sa e pane karten, grupi i protestuesve u qetesuan si me magji dhe na rrahen shpatullat dhe na lane te iknim dhe madje na garantuan qe te rrinim me ta se nuk na prekte njeri. Ne ate moment e kuptova qe situata paraqitej "tragjike, por e qendrueshme" dhe vendosa ta shoh shfaqjen nga Fideli. E braktisa operatorin tim Kolin ne mes te turmes duke i veshur si anti-dru karten time te TOP-it dhe pjesa tjeter eshte histori. Ky moment eshte shkrepur ne foto dhe e ruaj si kujtim te tradhetise time ndaj operatorit tim ne sheshin e betejes ku socialistet protestonin "me qytetari" kunder Ilir Metes vetem 2 vjet perpara Marreveshje se 1 Prillit. Tani pertej ironise, gazetaret ne terren jane samari qe heqin kusuret e gomereve qe sundojne dhe perdorin mediat e tyre per njeren apo tjetrin krah te politikes dhe keshilla per protestuesit eshte vetem nje. MOS I PREKNI GAZETARET SE JANE ME TE PAFAJSHMIT NE KETE HISTORI.

p.s...po e vertete qe ate dite u vrane 4 protestues te pafajshem, dhe nga dhimbja e madhe qe Edi Rama ka per te renet ne proteste vendosi qe anetarin e "grupit te zjarrit" te Gardes se Republikes ta kandidoje per kryetar Bashkie te Burrelit ne 30 Qershor. Kshuqe mund te hani mut qetesisht

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067870616912842
array(1) { ["section"]=> string(111) "legenat-e-klan-it-b-th-ire-gazetari-tregon-si-i-shpetoi-dhunes-ne-21-janar-u-thashe-jam-i-top-it-rrefimi-164247" }