Lehtësimi i masave ndaj COVID-19, ky shtet në Ballkan hap kufijtë në qershor

Publikuar tek: rajon, më 17:33 24-05-2020 Lehtësimi i masave ndaj COVID-19, ky shtet në Ballkan hap kufijtë në qershor Foto ilustruese

Me rritjen e temperaturave është ulur edhe numri i infektimeve të reja nga koronavirusi në të gjitha shtetet, ndaj qeveritë po marrin vendime për të lehtësuar masat ndaj COVID-19.

Maqedonia e Veriut duke filluar nga qershori ka vendosur të hapë kopshtet dhe kufijtë.

Të gjithë ata që do të hyjnë në Maqedoni do të duhet të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, duke shmangur karantinimin e detyrueshëm në hotele.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, mesi i qershorit është periudha më e arsyeshme për hapjen e kufijve.

“Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, izolimi i detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët shtabi kryesor i koordinimit të krizave vendos në raste të interesit shtetëror ose ekonomik”, tha ai".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009788990020752
array(1) { ["section"]=> string(82) "lehtesimi-i-masave-ndaj-covid-19-ky-shtet-ne-ballkan-hap-kufijte-ne-qershor-207636" }