'Korrupsion, leje për zotërim dyqani brenda burgut', dalin DETAJE të reja nga arrestimi i drejtorit të 313-ës, në pranga dhe shefi i logjistikës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:06 03-04-2020 'Korrupsion, leje për zotërim dyqani brenda burgut', dalin DETAJE të reja nga arrestimi i drejtorit të 313-ës, në pranga dhe shefi i logjistikës Burgu 313

Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me arrestimin e drejtorit të burgut 313, Eduart Struga, ditën e sotme.

Bëhet me dije se arrestimi i tij dhe dy personave të tjerë, është bërë pasi akuzohen për korrupsion, konkretisht për marrje në zotërim të një dyqani në brendësi të ambienteve të burgut si dhe përfitim parash.

Burime për report.tv theksojnë se bashkë me Eduart Strugën, në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, shtetasi F.A., shef logjistike në burgun 313 dhe një person tjetër, E.K., përfaqësues i një subjekti tregtar.

SPAK njofton se hetimet nisën këtë vit. Sipas SPAK, drejtori dhe vartësi i tij të arrestuar kanë kërkuar shuma të konsiderueshme dhe kanë marrë rreth 550 mijë lekë të personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut në këmbim të favoreve për t'i dhënë leje.

Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

Lexo edhe: Arrestohet drejtori i burgut 313 Eduard Struga, akuzohet për korrupsion

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095210075378418
array(1) { ["section"]=> string(135) "leje-per-zoterim-dyqani-brenda-burgut-dalin-detaje-te-reja-nga-arrestimi-i-drejtorit-te-313-es-ne-pranga-dhe-shefi-i-logjistikes-201239" }