Lejet e ndërtimit të bashkive, tani jo kompetencë kryebashkiakët, por qeveria

Publikuar tek: ekonomi, më 08:44 03-09-2015 Lejet e ndërtimit të bashkive, tani jo kompetencë kryebashkiakët, por qeveria Mbledhje e kabinetit te Keshillit te Ministrave

Lejet e ndërtimit nuk do të jenë më një e drejtë vetëm dhe ekskluzive e zyrave të Urbanistikës dhe kryetarëve të Bashkisë. 

Qeveria ka vendosur të ngrejë Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, një institucion në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban, dhe që do të kontrollojë si lejet e mëdha zhvillimore, apo investitorë të mëdhenj që kërkojnë vendim nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ashtu edhe lejet që duhet të japin të 61 bashkitë sipas ndarjes së re territoriale.

Qeveria argumenton se me këtë Agjenci, ka shkurtuar shumë kohën e bizneseve për burokraci dhe bredhje nëpër zyra. Deri në fund të vitit, premtohet se do të vendoset sistemi online one stop shop. Kjo do të thotë se menjëherë me dorëzimin e dokumentacionit, çdo biznesmen, do të duhet ta ndjekë nga zyra apo shtëpia, nëse ka një kompjuter, fazën se ku gjendet procedura e pajisjes me leje.

Madje sipas vendimit, është pikërisht kjo strukturë që do të ndjekë të gjitha institucionet që duhet të japin dokumentet për lejet e ndërtimit.

Ndërkohë, sistemi i ri i vendosur nuk i pengon qytetarët apo subjektet që të aplikojnë në sportele. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18800210952759
array(1) { ["section"]=> string(81) "lejet-e-ndertimit-te-bashkive-tani-jo-kompetence-kryebashkiaket-por-qeveria-19844" }