Lejohet SEKSI por jo PUTHJET, rihapet lagja ME DRITA TË KUQE në Amsterdam

Publikuar tek: bota, më 11:35 05-07-2020 Lejohet SEKSI por jo PUTHJET, rihapet lagja ME DRITA TË KUQE në Amsterdam Lagja me drita te kuqe ne Amsterdam

Pasi qëndroi më shumë se 2 muaj e mbyllur, është rihapur lagja e famshme "me drita të kuqe' në Amsterdam, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre punonjëset e seksit.

Por këtë herë rregullat do të jenë shumë strikte, pasi punonjëseve nuk u lejohet të puthen me klientët e tyre, ndërsa gjatë gjithë kohës do të mbajnë maska të personalizuara dhe deri diku joshëse.

Ambientet e punës do të pastrohen me kujdes, duke mos lënë asnjë sipërfaqe pa e dezinfektuar, ndërkhë që klientët do t'i nënshtrohen gjithashtu kontrollit për simptoma të COVID-19.

Edhe punonjëset e lagjes me drita të kuqe e mirëpritën vendimin për të rifilluar punën , pasi thanë se gjatë izolimit ishin përballur me vështirësi financiare.

“Gjatë izolimit shumë prej nesh patën vështirësi financiare, kështu që jemi të lumtur që po rifillojmë”, tha për "The Guardian" Felicia Anna, drejtues e sindikatës së punonjëseve të seksit.

“Kujdesemi shumë për higjienën. Ka xhel duarsh kudo dhe kemi listuar edhe pozicionet më të preferuara për t’u praktikuar. Gjithsesi nuk ka pròtokoll për këtë, ia kemi lënë në dorë klientit dhe punonjëses. Pasi klienti largohet, i gjithë vendi dezinkfetohet, vetëm kështu mund të vazhdojmë të punojmë të sigurt”, u shpreh Janet van der Berg, nga Qendra e Informacionit për Prostitucionin.

Në Hollandë e ushtrojnë aktivitetin e tyre 7000 punonjëse seksi, të cilat paguajnë taksa, pasi ky shtet e ka legalizuar prostitucionin në vitin 2000.

1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092220306396484
array(1) { ["section"]=> string(79) "lejohet-seksi-por-jo-puthjet-rihapet-lagja-me-drita-te-kuqe-ne-amsterdam-212886" }