Lejuan kalimin e 10.2 ton drogë në Itali, lihen në burg shefi i policisë dhe doganierët e Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:31 19-04-2017 Lejuan kalimin e 10.2 ton drogë në Itali, lihen në burg shefi i policisë dhe doganierët e Durrësit

Janë lënë në burg shefi i policisë dhe disa prej doganierëve të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të një operacioni me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

18 persona, përfshirë doganierë në Durrës, Tiranë dhe Qafë-Thanë, si dhe shefi i stacionit policor në Durrës, Julian Doraciu arrestuan, ndërsa sot po vendoset masa e sigurisë për ta.

Deri tani është vendosur masa e sigurisë për 5 prej tyre dhe gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Julian Doracin, shefi i stacionit policor në Durrës, Edmond Luzi, doganier eksporti, porti Durrës, Maliq Kadilli, agjent doganor, Mexhit Xhixha, specialist dhe Roland Metani, specialist.

Ata akuzohen se lejuan të kalohet në dy kalime të ndryshme këtë vit 10.2 ton drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të kësaj çeshtje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj "sfidon" Ramën, hap portalin e transparencës me qytetarët
“Plakat paralizojnë” Vlorën, reshjet shkaktojnë kaos në rrugët e qytetit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011282920837402
array(1) { ["section"]=> string(103) "lejuan-kalimin-e-10-2-ton-droge-ne-itali-lihen-ne-burg-shefi-i-policise-dhe-doganieret-e-durresit-75667" }