Lejuan kushurinjtë të kultivojnë parcelë me kanabis, ndjekje penale për 2 zyrtarë në Krujë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:11 26-04-2017

Një person është arrestuar dhe kushuriri i tij është shpallur në kërkim pasi u kapën duke kultivuar një parcel me kanabis në Krujë.

Po ashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe në ngarkim të tre shtetasve, një prej të cilëve me detyrë Kryetar i fshatit Verjon dhe një tjetër Inspektor Mjedisi

Në vendin e quajtur ana jugore e kodrës së Verjonit, Nikël në Krujë, në dy parcela kanë gjetur të kultivuara dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 300 bimë  narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Në pranga ra Flamur Tufa 38 vjeç, banues në Krujë dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.T. 46 vjeç, banues në Kurcaj,  kushëri me shtetasin Flamur Tufa.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të S.T. 76 vjeç, banues në Bura, Krujë, për veprën penale”Moskallëzim krimi”;kushëri me shtetasit Flamur Tufa dhe P.T.  H.B. 58 vjeç, banues në Bodull, Krujë; me detyrë Inspektor i pyjeve dhe Mjedisit pranë Bashkisë Krujë, për veprën penale”Shpërdorim detyre”; H.D.  71 vjeç,  banues në  Verjon, Krujë, Kryetar i fshatit Verjon, për veprën penale ”Shpërdorim detyre”.

Arrestimi I shtetasit Flamur Tufa dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.T.u bë pasi, dyshohet  se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sattiva, të gjetura dhe sekuestruara në fshatin Bura, Nikel, Krujë.

Gjithashtu, nga kontrolli I ushtruar në banesën e shtetasit Flamur Tufa u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mbetje të dyshuara të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mega-operacion “blic”, 100 forca policie rrethojnë Lezhën nga ajri e toka
Banorët e Fierit protestë para bashkisë: Pse ka frikë Subashi?! »
Article Logic
Execution time: 0.011054992675781
array(1) { ["section"]=> string(101) "lejuan-kushurinjte-te-kultivojne-parcele-me-kanabis-ndjekje-penale-per-2-zyrtare-ne-kruje-video-76494" }