Lejuan ndërtime pa leje në Velipojë, SHÇBA arreston 5 persona, zyrtarë dhe policë  

Publikuar tek: aktualitet, më 09:21 21-05-2019 Lejuan ndërtime pa leje në Velipojë, SHÇBA arreston 5 persona, zyrtarë dhe policë   Foto ilustruese

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas një hetimi disa mujor me metoda pro-aktive ka goditur disa zyrtarë e shtetas, që dyshohet se favorizonin ndërtimet pa leje kundrejt shpërblimit financiar. Kjo në zona të shpallura të mbrojtura në Velipojë, Shkodër. 

SHÇBA ka arrestuar 5 persona për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, mes tyre 2 punonjës policie.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar masën ‘Arrest në burg” janë arrestuar:

- P.Z., me detyrë Specialist në Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Velipojë;

- R.B., me detyrë SPZ, në Stacionin e Policisë Velipojë;

- R.K., me detyrë Inspektor i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Shkodër.

Gjithashtu janë ndaluar edhe 2 shtetasit:

- N.K., 45 vjeç, nga Mali Jushit, Shkodër;

- B.N., 37 vjeç, nga Velipoja.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë. Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026803016662598
array(1) { ["section"]=> string(86) "lejuan-ndertime-pa-leje-ne-velipoje-shcba-arreston-5-persona-zyrtare-dhe-police-165089" }