Lejuan të kalojë makina me drogë, arrestohen dy punonjës policie (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 02-03-2018 Lejuan të kalojë makina me drogë, arrestohen dy punonjës policie (EMRAT) ilustruese

SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shpërdorim detyre.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës, Robert Demirajn me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski me detyrë shoqërues qeni.

Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01120400428772
array(1) { ["section"]=> string(76) "lejuan-te-kaloje-makina-me-droge-arrestohen-dy-punonjes-policie-emrat-111972" }