Lejuan të kalojnë 8 ton drogë në doganë, gjykata lë në burg 4 policët

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 27-03-2017 Lejuan të kalojnë 8 ton drogë në doganë, gjykata lë në burg 4 policët

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lerë në burg 4 policët e akuzuar se kanë lejuar të kalojnë në pikën kufitare të Qafë- Thanës një kamion me 8 ton drogë.

Gjykata vendosi “arrest me burg” për policët Çlirim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Tereziu me akuzën “Trafik të lëndëve narkotike”.

Hetimet nisën pas zbulimit të një sasie prej rreth 8 tonësh kanabis sativa në Itali, në një kamion maqedonas që kishte kaluar tranzit në Shqipëri.

Gjatë hetimit ka rezultuar se kamioni i kapur në Itali, me drejtues shtetasin maqedonas Z.S, rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me datë 04.02.2017 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, Pogradec dhe, pasi i është nënshtruar verifikimeve doganore të tij dhe dokumentacionit, është lënë i lirë për të udhëtuar tranzit në drejtim final të deklaruar, për në Belgjikë. Po me datë 05.02.2017, në orën 15:50, ky mjet me të njëjtin drejtues është paraqitur në dalje nga Shqipëria nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit Durrës, i cili pasi i është nënshtruar procedurave të kontrollit të dokumentacionit shoqërues të tij, pa u kontrolluar në skanër, është lejuar të vazhdojë udhëtimin duke u mbingarkuar në tragetin, i cili ka udhëtuar në linjën Durrës-Ankona (Itali).

Autoritetet Italiane duke qenë se kanë dyshuar se kamioni kishte të ngarkuar lëndë narkotike kanë filluar menjëhërë hetimet proaktive. Gjatë transportimit të lëndës narkotike, shtetasi maqedonas Z.S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë të parkuar atë tek një parking, por kanë ndërhyrë Autoritetet Italiane dhe kanë bërë arrestimin e shtetasit maqedonas, si edhe kanë sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.    

Nga veprimet e kryera nga autoritetet italiane, rezultoi se kamioni ka qenë në gjendje të rregullt, i plumbosur dhe  i vulosur në gjendje të rregullt, siç kanë qenë të vendosura nga Autoritetet Doganore Shqiptare të Degës së Doganës Qafë Thanë, në kohën kur janë ndjekur procedurat doganore.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer veprimet e saj proceduriale. Në bazë të tyre, rezulton se kamioni ka hyrë në Shqipëri në datën 04.02.2017 në Pikën Kufitare Qafë Thanë dhe i është nënshtruar një kontrolli sipërfaqësor. Rezulton se shoferi, ka ndaluar në të paktën 2-3 raste në zonën e kontrollit kufitar, ka komunikuar me punonjës policie për pak sekonda dhe më tej është larguar për në brendësi të territorit shqiptar.

Nga këqyrja e sistemit TIMS, ka rezultuar se ky kamion nuk është i regjistruar nga punojësi i policisë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ndërsa rezulton se është i regjistruar në dalje në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, me datë 05.02.2017, në orën 15:50, tranzit për në Itali.

Nga këqyrja e librit të planizimit të shërbimit ka rezultuar se me datë 04.02.2017 në kohën kur ka hyrë në Shqipëri automjeti kamion, kanë qenë me shërbim në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë Pogradec disa punonjës policie, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga ana e Gjykatës.

Në vijim, Prokuroria për Krime të Rënda ka angazhuar efektivët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) për ekzekutimin e masave të sigurisë, për punonjësit e Policisë, të dyshuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, si më poshtë:

Çlirim Pepa, me detyrë përgjegjës turni

Ervin Kodra me detyrë kontrollor hyrje dhe dalje

Lirim Halili me detyrë tek kabina në hyrje

Syrja Terziu si kontrollor në hyrje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Françesk Radi shtrohet me urgjencë në spital, flasin mjekët
KUJDES/ Mish i kalbur viçi nga Brazili? Reagon AKU: Ngarkesa u bllokua, Ishte mish pule dhe derri »
Article Logic
Execution time: 0.01399302482605
array(1) { ["section"]=> string(74) "lejuan-te-kalojne-8-ton-droge-ne-dogane-gjykata-le-ne-burg-4-policet-73254" }