Leksion gazetarie nga SHBA, New York Times shpall mbështetjen për dy kandidate femra për president të SHBA (Argumentimi i Bordit)

Publikuar tek: bota, më 13:07 20-01-2020 Leksion gazetarie nga SHBA, New York Times shpall mbështetjen për dy kandidate femra për president të SHBA (Argumentimi i Bordit) Amy Klobuchar dhe Elizabeth Warren

Në numrin e ri gazeta New York Times, nëpërmjet një editoriali ka treguar se gazeta do të mbështesë në garën presidenciale për president të SHBA dy kandidate femra: Senatoren Amy Klobuchar të Minnesotës dhe senatoren Elizabeth Warren të Massaxhusetts.

Vendimi u mor të dielën nga bordi editorial I një prej gazetave më të mëdha në SHBA. Vendimi i bordit për të mbështetur jo një, por dy kandidate u mor me qëllim adresimin e modeleve “realiste” dhe radikale që u prezantohen votuesve nga fusha e Partisë Demokratike për vitin 2020.

Duke argumentuar se presidenti Trump duhet të mposhtet në këto zgjedhje, bordi nuk merr ndonjë pozicion në rrugën më të mirë për demokratët, duke shkruar se të dy kandidaturat garantojnë një konsideratë serioze. New York Times shkruan se bordi që merr të tilla vendime është i ndarë nga redaksia e lajmeve të gazetës.

Dy senatoret femra kanë nxjerrë disa nga planet e tyre duke u fokusuar te fushata primary, cka ka sjellë që bordi të lëvdojë secilën për standartin e treguar.

“Do të ketë nga ata të pakënaqur që kjo faqe nuk po vendos peshën e vet te një kandidat, duke favorizuar qendrorët apo progresivët” shkruan bordi. “Por është një luftë brenda partisë” që nga humbja e Hillary Clinton në 2016 dhe duhet të luhet jashtë arenës publike në privacinë e kutisë së votimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019988059997559
array(1) { ["section"]=> string(133) "leksion-gazetarie-nga-shba-new-york-times-shpall-mbeshtetjen-per-dy-kandidate-femra-per-president-te-shba-argumentimi-i-bordit-192598" }