Leksioni që na jep Sllovenia, policia hyn në Bankën e Shtetit dhe zbraz kompjuterin e Guvernatorit

Publikuar tek: bota, më 18:21 07-07-2016 Leksioni që na jep Sllovenia, policia hyn në Bankën e Shtetit dhe zbraz kompjuterin e Guvernatorit Guvernatori Bostjan Jazbec

Jo më kot është vend i Bashkimit Europian dhe një prej më të zhvilluarve në Europë, pasi në Slloveni ligji vlen njësoj për të gjithë, jo si në Shqipëri.

Policia dhe Prokuoria sllovene kanë hyrë ditën e djeshme në ambientet e Bankës së Shtetit për të tërhequr të gjitha dokumentat dhe informacionet e nevojshme që nuk po i viheshin në dispozicion nga zyrtarët e atij institucioni. Madje, prokuoria ka zbrazur edhe kompjuterin e Guvernatorit Bostjan Jazbec, i cili dyshohet se ka kryer veprime korruptive.

Hetimi lidhet me paketën e shpëtimit të vitit 2013 për Slloveninë, e cila dyshohet se është përdorur edhe për përfitime personale.

Një skandal i tillë shpërtheu pak kohë më parë edhe në Shqipëri, por ndryshe nga autoritetet sllovene, ato shqiptare realizuan një show spektakolar, që në fund u mbyll me dëmshpërblimin e ish-guvernatorit Ardian Fullanit. As pasardhësi i tij, Gent Sejko nuk ka kryer ndonjë veprim që mund të hedh dritë mbi veprimet e paligjshme brenda Bankës së Shtetit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në shtator, Britania e Madhe do të ketë kryeministren e dytë grua në histori
Vëllai i Pablo Escobar kërkon 1 miliard dollarë nga “Narcos” »
Article Logic
Execution time: 0.010812044143677
array(1) { ["section"]=> string(103) "leksioni-qe-na-jep-sllovenia-policia-hyn-ne-banken-e-shtetit-dhe-zbraz-kompjuterin-e-guvernatorit-45867" }