Lektorët e korrupsionit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:03 08-01-2020 Lektorët e korrupsionit Pedagoget e perfshire ne korrupsion

Nga Rigels Xhemollari

Tre muaj pas rastit të Elbasanit, ku pedagogu na mësoi se me puthje dhe përqafime kaloje klasën, një tjetër lektor tek Mjekësia na demostroi se 150 euro të shndërronin nga ngelës në kalues.

Nuk është fenomen individual e aspak i izoluar, nuk lidhet me një lektor hajdut apo një studente provokuese.

Të dy rastet na tregojnë se korrupsioni në universitet është sistem meritë, është piramide që fillon nga drejtuesi e mbaron tek sekretarja apo sanitarja. Pedagogët që japin leksione korrupsioni si Faskaj e Himçi gradohen dhe shpërblehen, të ndershmit pereskutohen dhe dhunohen psikologjikisht për të vetmen arsye se nuk dinë të japin leksione korrupsioni e as nuk dijne ti shërbejnë një drejtuesi të korruptuar.

Ky është rasti kur e mira publike kthehet në të keqen publike që helmon gjithë shoqërinë, prodhon mjeke të rreme, inxhiniere ngelës e juriste të korruptuar. Me taksat tona dhe tarifat e studentëve po kultivojme praktikat korruptive në vend të dijes, po i japim fuqi të keqes dhe po investojmë për xhepat e drejtuesve të korruptuar të universiteteve.

Universiteti, baza e formimit të një shoqërie sot është në udhëkryqin që përcakton edhe fatin e të ardhmes së shoqërisë. Jemi përpara dy rrugëve, ose do mësojmë çdo ditë leksione korrupsioni ose do u japim leksione ndëshkimi kësaj të keqe të rrënjosur thellë!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097970962524414
array(1) { ["section"]=> string(30) "lektoret-e-korrupsionit-191482" }