Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vend. Mësohet se tërmeti është ndjerë në Kukës dhe Tiranë.
Lajmin e bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, ku sqaron se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3 ballë. Lëkundjet janë regjistruar rreth orë 07:30 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra ka qenë në Kurbnesh, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Kukës.