Lëkundje të forta tërmeti në Kukës dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes përcjell informacion për dëmet në 2 bashkitë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 19-01-2020 Lëkundje të forta tërmeti në Kukës dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes përcjell informacion për dëmet në 2 bashkitë

Pas lëkundjeve të forta të tërmetit njëra pas tjetrës, në Kukës me magnitudë 4.5 ballë dhe Dibër me magnitudë 4.6, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila thotë se shtabet e emergjencave civile nuk raportojnë dëme në të dyja bashkitë.

"Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lekundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Diber e Kukes. Nuk raportohen deme nga shtabet e EC ne keto dy bashki”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Disa minuta pas tërmetit 4.5 ballë që ra në Kukës, një tjetër lëkundje e fortë me magnitutë 4.6 ballë u shënua në Dibër.

Në Kukës ka rënë rreth orës 1 të mesditës dhe ka qenë me thellësi 10 kilometër. Raportohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda kurse epiqendra ka qenë në Barrë të Kukësit, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Kujtojmë se tërmetet nuk kanë të ndalur në Shqipëri pas atij shkatërrues të 26 nëntorit i cili ishte 6.4 ballë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065310955047607
array(1) { ["section"]=> string(118) "lekundje-te-forta-termeti-ne-kukes-dhe-diber-ministria-e-mbrojtjes-percjell-informacion-per-demet-ne-2-bashkite-192507" }