Një tërmet rreth 4 ballë i shkallës Rihter ka goditur rreth orës 21:23 qendrën e vendit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë midis zonës së Tiranës dhe Elbasanit, konkretisht 2 km nga Krraba dhe 20 km nga Tirana.
Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km, ndërsa lëkundjet kanë zgjatur vetëm pak sekonda. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.