Lëkundjet e forta të tërmeteve, mblidhet Shtabi i Emergjencës në Elbasan, Balla: Nuk ka qytetarë të lënduar

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 21-09-2019 Lëkundjet e forta të tërmeteve, mblidhet Shtabi i Emergjencës në Elbasan, Balla: Nuk ka qytetarë të lënduar Taulant Balla me ekipin e Shtabit te Emergjencave ne Elbasan

Pas lëkundjeve të forta të tërmeteve që përfshinë një pjesë të vendit, janë ngritur Shtabet e Emergjencave në disa vende.

Pas tërmeteve mësohet se është mbledhur edhe Shtabi i Emergjencës në Qarkun e Elbasanit, ku i pranishëm ka qënë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, dhe deputeti i këtij qarku, Taulant Balla.

Balla ka deklaruar se në Qarkun e Elbasanit nuk raportohet deri tani asnjë qytetar i dëmtuar.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla ka shkruar se deri tani fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në këtë qark.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Mblodhëm Shtabin e Emergjencës të Qarkut Elbasan. Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet asnjë qytetar i qarkut Elbasan i lënduar. Sipas Ballës deri në orën 20.00 raportohen 20 shtëpi banimi të dëmtuara pjesërisht në bashkitë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Belsh dhe Peqin. Ndërkohë që deri në orën 20.00 raportohen 20 shtëpi banimi të dëmtuara pjesërisht në bashkitë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Belsh dhe Peqin. Po ashtu është dëmtuar një urë e tipit pasarelë dhe një kabinë elektrike, tek e cila repartet e OSHEE po punojnë për riparimin. Nesër në mëngjes do të verifikohen edhe të gjitha kopshtet dhe shkollat në të gjithë Qarkun.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02462911605835
array(1) { ["section"]=> string(111) "lekundjet-e-forta-te-termeteve-mblidhet-shtabi-i-emergjences-ne-elbasan-balla-nuk-ka-qytetare-te-lenduar-179314" }