Lëkundjet e fuqishme nga tërmetet, Ministria e Arsimit: Disa shkolla në Tiranë dhe Durrës kanë pësuar dëmtime të vogla, nuk pengojnë vijimin e mësimit të hënën

Publikuar tek: aktualitet, më 19:56 21-09-2019 Lëkundjet e fuqishme nga tërmetet, Ministria e Arsimit: Disa shkolla në Tiranë dhe Durrës kanë pësuar dëmtime të vogla, nuk pengojnë vijimin e mësimit të hënën Foto ilustruese

Pas tërmeteve të fuqishme që prekën disa qytete të vendit, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, e Sportit dhe e Rinisë (MASR).

Në reagimin e saj MASR ka dhënë informacion për gjendjen e shkollave në vend. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Ministria e Arsimit ka theksuar se dëmet e bëra nuk pengojnë vijimin e mësimit ditën e hënë në shkollat e vendit.

Postimi i plotë:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe të gjitha institucionet e saj të varësisë në të gjithë vendin, që në momentet e para të tërmetit janë të angazhuara plotësisht në monitorimin e situatës.

MASR nënvizon se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave dhe zyrave vendore arsimore në të gjithë territorin.

Nga raportimi paraprak pas komunikimit me to, bëjmë me dije se deri më tani shumica e shkollave janë të paprekura fare dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje.

Ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë.

Njëkohësisht, informojmë se ekipet e ministrisë dhe të institucioneve të saj të varësisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ditën e nesërme do të jenë po në terren në mënyrë që të garantojmë se secila shkollë është e sigurtë për t'u hapur të hënën për vijimin normal të mësimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032627105712891
array(1) { ["section"]=> string(163) "lekundjet-e-fuqishme-nga-termetet-ministria-e-arsimit-disa-shkolla-ne-tirane-dhe-durres-kane-pesuar-demtime-te-vogla-nuk-pengojne-vijimin-e-mesimit-te-henen-179310" }