Lënda e RREZIKSHME në Vlorë, ZBARDHEN DETAJET: Çfarë u gjet në traget. Dëshmia e të arrestuarve dhe palës Italiane (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 21-02-2020 Lënda e RREZIKSHME në Vlorë, ZBARDHEN DETAJET: Çfarë u gjet në traget. Dëshmia e të arrestuarve dhe palës Italiane (EMRAT)

Zbardhen detaje nga hetimet për mbetjet toksike të rrezikshme dhe kancerogjene amiant që u kapën në Vlorë në tragetin e linjes Bridizi-Vlorë mbrëmjen e djeshme.

Gjatë kontrolleve të tragetit që dyshohet se ka ardhur nga Italia, policia ka sekuestruar plot 40 metër kub, i cili është lesh xhami, material ky që shërben për izolimin e pjesëve të brendshme të anijeve, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësi të mjetit lundrues. Veç këtij materiali policia e Vlorës ka sekuestruar mbi 10 fuçi me mbishkrimin “Eni”.

Dyshohet se lënda e rrezikshme merrej nga firma “Kormuzi”, pronari i të cilës ka rënë në pranga.

Lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Vlorës, ka kryer arrestimin e disa shtetasve mes tyre: Festim Tafa, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin, Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, A.B 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç.

Sakaq në pranga ka rënë dhe administratorja e “Delfini 1” Elisabeta Cuni pasi porosia vinte e kamofluar si produkt i kësaj firme pastrimi.

Të arrestuarit pretendojnë se në traget kishte një sasi lesh xhami që përmban amiant, por është perdorur per pastrimin dhe pak kohë më parë është kryer remonti i tragetit.

Ndërkaq kanë reaguar edhe drejtuesit italianë të tragetit të bllokuar ku thonë se firma 'Delfini' ka kontratë me tragetin 'sant Damian'. “Anija 'sante Damian dorëzon mbetjet. Mbetjet i dorëzohen firmave të autorizuara. Firma 'Delfini' e autorizuar nga porti i vlorës. Firma 'Delfini' nuk ka kontratë me tragetin 'Sant Damian'”, mësohet të ketë thënë pala italiane lidhur me transportin e lëndës së rrezikshme.

Menjëherë pasi u godit ky rrjet i trafikut të mbetjeve të rrezikshme, mëngjesin e sotëm në portin e qytetit bregdetar shkuan për inspektim prefekti Flamur Mamaj, drejtori i doganës, i portit dhe i policisë. Gjatë inspektimve perfekti ka deklaruar se lidhur me çështjen vijojnë hetimet nga ana e prokurorisë dhe se deri më tani nuk ka informacione mbi lëndën që është futur.

Sasia e mbetjeve të paketuara në disa fuçi me ngjyrë të verdhë dhe të zezë është gjetur në pjesën fundore të tragetit të linjës Brindisi – Vlorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091750621795654
array(1) { ["section"]=> string(124) "lenda-e-rrezikshme-ne-vlore-zbardhen-detajet-cfare-u-gjet-ne-traget-deshmia-e-te-arrestuarve-dhe-pales-italiane-emrat-195969" }