Lëndimi i qytetarëve në miting, reagon Nishani: Angazhim maksimal në zbulimin e ngjarjes

Publikuar tek: politike, më 14:35 28-05-2017 Lëndimi i qytetarëve në miting, reagon Nishani: Angazhim maksimal në zbulimin e ngjarjes

Për lëndimin e qytetarëve dhe të kreut të opozitës Lulzim Basha dje në miting, ka reaguar Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Nishani u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve dhe kërkon angazhimin maksimal të agjencive ligjzbatuese. 

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj”, thuhet në deklaratën e presidencës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035876989364624
array(1) { ["section"]=> string(92) "lendimi-i-qytetareve-ne-miting-reagon-nishani-angazhim-maksimal-ne-zbulimin-e-ngjarjes-80273" }