‘Lënduar, gjakosur dhe përdhunuar’, Meta ngre tonet dhe fton popullin: Pa president s’ka republikë në botë, pa kryeministër ka

Publikuar tek: politike, më 16:05 21-02-2020 ‘Lënduar, gjakosur dhe përdhunuar’, Meta ngre tonet dhe fton popullin: Pa president s’ka republikë në botë, pa kryeministër ka

Kreu i shtetit Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka reaguar për deklaratën e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj e cila tha se për ndryshimet në reformën zgjedhore është marrë konsensusi i BE dhe KE.

Presidenti e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa thotë se dhe shumë deputete nuk janë në dijeni të marrëzirave që kanë bërë, pasi sipas tij “nuk e kanë ditur që në ministrinë e drejtësisë është një grup i strukturuar kriminal”.

Sakaq Meta thotë se me vete ka pupullin dhe e fton që të dalë më 2 mars të bashkohen për të mbrojtur kushtetutën “e cila këshu siç është, është lënduar gjakosur dhe përdhunuar”, tha Meta më tej.

Ndërsa u bëri ftesë qytetarëve të bashkohen më 2 mars, kreu i shtetit theksoi “Ka republikë pa kryeministër po pa president s’ka republikë në botë. Mbi kushtetutën është vetëm populli”.

Fjala e Metës:

“Dua të them se asnjë diplomat në republikën e Shqipërisë dhe as jashtë, madje kam përshtypjen se shumica e deputetëve që kanë ato marrëzira që kanë bërë, nuk e kanë ditur që në ministrinë e drejtësisë është një grup i strukturuar kriminal që do të jetë garant dhe që ka kryer këto veprime. Këto veprime është e sigurt që i dinte vetëm grupi kriminal...

Në Shqipëri ka shumë shqitarë të ndershëm që shtiren si rilindas pasi kjo është vetmja mënyrë që të sigurojmë bukën e gojës.

Pyetje: A keni besin se SPAK do marrë në kosideratë kallëzimet tuaja?

Jam e bindur se shumë shqiptarë që u ka mbetur pak dinjitet madje jam i sigurt që shumivca janë të ndershëm e me integritet, janë me presidentin për të mbrojtur kushtetutën.

E cila këshu siç është, është lënduar gjakosur dhe përdhunuar kaq shumë. Ata do të jenë më 2 mars bashkë me presidentin e republikës jo me Ilir Metën, për ti treguar kësaj celule mafioze në ministrinë e drejtësisë, që ka bërë bujë duke çuar në burg me të drejtë shumë zyrtarë që kanë shkelur ligjin, apo që bëjnë sikur vrapojnë për të gjetur paratë...

Jam i bindur që dekretet e mia i respekton populli shqiptar. Ka republikë pa kryeministër po pa president s’ka republikë në botë.

Mbi kushtetutën është populli. Dhe populli ka votuar në 98 me referendum me këto themele të kushtetutës me ndarjen e balancimin e tyre...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072870254516602
array(1) { ["section"]=> string(127) "lenduar-gjakosur-dhe-perdhunuar-meta-ngre-tonet-dhe-fton-popullin-pa-president-s-ka-republike-ne-bote-pa-kryeminister-ka-195977" }