Lenini kthehet në personazhin negativ...Darth Vader

Publikuar tek: bota, më 20:00 25-10-2015 Lenini kthehet në personazhin negativ...Darth Vader

Statuja e Vladimir Leninit në Odessa të Ukrainës është ri-ideuar nga një artist vendas, i cili e ka kthyer atë në personazhin negativ të filmit Star Wars, Darth Vader.

Skulptori Alexander Milov e ka prezantuar punën e tij pas ligjeve të dekomunizmit të miratuara në prill të cilat kërkojnë heqjen e simboleve komuniste në Ukrainë.

Fytyra e liderit të famshëm komunist është mbuluar nga maska e Darth Vader-it ndërsa palltoja e tij është kthyer në pelerinë. Artisti ka integruar në maskën e tij edhe një pajisje Wi-Fi që shpërndan internet falas në territorin e parkut përreth.

“Doja të realizoja një simbol të kulturës amerikane pop që duket se është më e qëndrueshme se ideali sovjetik”, tha artisti për BBC.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031292915344238
array(1) { ["section"]=> string(55) "lenini-kthehet-ne-personazhin-negativ-darth-vader-23946" }