Leonard Skabona u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, flet i vëllai: Nuk dimë si i kanë dalë analizat, dua ta di pse ka vdekur. Djali në Belgjikë mori në telefon duke qarë (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:11 30-11-2020 Leonard Skabona u hodh nga ‘Shefqet Ndroqi’, flet i vëllai: Nuk dimë si i kanë dalë analizat, dua ta di pse ka vdekur. Djali në Belgjikë mori në telefon duke qarë (E PLOTË)

60 vjeçari nga Rrësheni Leonard Skabona, i dha fund jetës në orët e para të ditës së sotme duke u hedhur nga Spitali “Shefqet Ndroqi”. Ai ndërroi jetë menjëherë, ndërsa ishte shtruar në spital prej 2 ditësh.

I vëllai i Leonardit, Anton Skabona ka thënë se ata si familjarë nuk e dinë ende diagnozën e saktë ngase ka ndërruar jetë vëllai i tyre. Duke folur për News 24, ai tha se të vëllait i kishin bërë analizat por nuk kishin asnjë informacion sesi i kishin dalë.

Më tej, ai ka treguar se Leonardit i kishin marrë tamponin 2-3 ditë më parë por edhe sot që ai ka ndërruar jetë askush nuk e di përgjigjen e tij. “Kanë folur me spitalin, iu kanë thënë ne po bëjmë analizat. Por nuk dimë si i kanë dalë analizat. Ka shkuar sot vëllai për të marrë vëllanë e vdekur, por nuk i thotë gjë askush”, u shpreh Anton Skabona.

Ai bëri përmes medias një apel për autoritetet. “Unë kërkoj nga spitali të dalë diagnoza e saktë pse ka vdekur vëllai im”, u shpreh vëllai i 60 vjeçarit që ndërroi jetë sot.

I pyetur nëse Leonard Skabona ka qenë i shtruar në spital apo ka marrë mjekim për probleme të shëndetit mendor, i vëllai ka thënë se 60 vjeçari kishte dalë nga spitali i Shkodrës para 2-3 muajsh, ku kishte marrë mjekim për një muaj. “Vëllai im ka qenë i shtruar në Shkodër. Ka qenë në burg politik. E kanë torturuar, por por pas spitalit ka qenë shumë mirë. Normal”, tha ai.

Sipas Anton Skabonës, i vëllai jetonte i vetëm sepse ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kjo e fundit jetonte bashkë me dy djemtë në Belgjikë. “Vëllai jetonte i vetëm në shtëpinë e prindërve. Dy çunat i ka në Belgjikë. Ishte i divorcuar. Gruaja dhe dy çunat jetojnë në Belgjikë. Me djalin e tij fola tani në telefon, ishte duke qa”, u shpreh Anton Skabona, vëllai i Leonard Skabonës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I prekuri me COVID-19 tentoi të kalonte në doganën e Kakavijës, gjobitet me 700 mijë lekë
Ka tre vajza dhe ishte shtatzënë me të katërtën, 30-vjeçarja nga Hasi tregon sesi e detyroi bashkëshorti të abortonte: Do djalë, më kërcënoi se…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.010200023651123
array(1) { ["section"]=> string(171) "leonard-skabona-u-hodh-nga-shefqet-ndroqi-flet-i-vellai-nuk-dime-si-i-kane-dale-analizat-dua-ta-di-pse-ka-vdekur-djali-ne-belgjike-mori-ne-telefon-duke-qare-e-plote-229647" }