Leonardo DiCaprio në ndihmë të komuniteteve të prekura nga COVID-19

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:37 03-04-2020 Leonardo DiCaprio në ndihmë të komuniteteve të prekura nga COVID-19 Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio do të ndihmojë në hapjen e fondit “America’s Food”, i cili tashmë ka mbledhur 12 milionë dollarë, për të ndihmuar komunitetet e prekura nga koronavirusi.

Organizata tha të enjten se fondet do të synojnë të ndihmojnë familjet me të ardhura të ulëta, të moshuarit, individët që përballen me ndërprerje pune dhe fëmijët që mbështeten në programet e drekës shkollore, shkruan DailyMail.

DiCaprio është bashkëthemelues i fondit “America’s Food” bashkë me filantropen Laurene Poweel Jobs.

“Përballë kësaj krize, organizata si “World Central Kitchen” dhe “Feeding America” kanë frymëzuar të gjithë me angazhimin e tyre të palëkundur për të ushqyer njerëzit më të prekur në nevojë,” tha DiCaprio në një deklaratë.

“I falënderoj për punën e tyre të palodhshme në front, ata meritojnë të gjithë mbështetjen tonë”, shtoi aktori.

“Në raste nevoje, një pjatë ushqimi është njëkohësisht ushqim jetësor dhe një mesazh shprese nga komuniteti, që ne kujdesemi dhe do të jemi këtu për t’u siguruar që nesër, gjërat do të jenë më mirë,” tha José Andrés, themeluesi i World Central Kitchen”.

Koronavirusi ka arritur të infektojë më shumë se 1 milion njerëz në të gjithë botën, ndërsa ka patur edhe mbi 53 mijë viktima.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009706974029541
array(1) { ["section"]=> string(74) "leonardo-dicaprio-ne-ndihme-te-komuniteteve-te-prekura-nga-covid-19-201149" }