Leopardi futet në shkollë, sulmon dhe plagos 6 persona (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 10:56 08-02-2016

Një leopard është futur në një shkollë në qytetin Bangalore të Indisë dhe ka sulmuar dhe plagosur 6 persona, të cilët kanë tentuar ta largonin nga vendi ku bëjnë mësim nxenësit.

Kafsha e egër është futur në ambjentin e shkollës, por fatmirësisht ngjarja ka ndodhur jashtë orëve të mësimit. “Ishte një luftë e gjatë për të kapur leopardin”, ka thënë një nga policët e qytetit, ndërsa leopardi është dërguar më vonë te parku kombëtar i kafshëve, raporton BBC-ja.

6 personat që janë plagosur nga “lufta” kundër leopardit, janë transportuar në spital, por asnjëri nuk është në gjendje të rëndë. Pamjet nga kamera e sigurisë e shkollës kanë treguar momentin kur kafsha e egër ka sulmuar disa njerëz që po e ndiqnin pranë një pishine.

4444shkolle

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022875070571899
array(1) { ["section"]=> string(65) "leopardi-futet-ne-shkolle-sulmon-dhe-plagos-6-persona-video-32017" }