'Lëre ekonominë, por shih atdheun se po e merr greku', Rama nuk ia përton komentuesit: Dilni me kanoe me Liken, Monën dhe Lulin dhe mbrojeni nga armiku imagjinar

Publikuar tek: politike, më 13:16 29-09-2020 'Lëre ekonominë, por shih atdheun se po e merr greku', Rama nuk ia përton komentuesit: Dilni me kanoe me Liken, Monën dhe Lulin dhe mbrojeni nga armiku imagjinar

Kryeministri  Edi Rama ditën e sotme së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj ka zhvilluar një konferencë ku është përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga gazetarët.

Teksa Ahmetaj ishte duke folur për sektorin e turizmit, kryeministri Rama ka lexuar një koment në 'facebook' ku i thuhej të mos shikojë ekonominë për atdheun që po ja merr greku.

Kryeministri nuk ka hezituar të kthej përgjigje duke ironizuar se detin po e mbron Meta, Luli dhe Monika me kanoe.

"O Rama lërë ekonomin por shih atdheun se po a merr greku," shkruan një komentues.

"Atdheun me grekun e mbron Iliri, Basha dhe Mona, dilni me kanoe dhe mbrojeni. Si Mona mbrojeni të gjithë nga armiku imagjinar. E mbron Likja se po mbron edhe Vjosën. Mbroni detin nga armiqtë e Monës, Lulit e Likes," u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012107133865356
array(1) { ["section"]=> string(162) "lere-ekonomine-por-shih-atdheun-se-po-e-merr-greku-rama-nuk-ia-perton-komentuesit-dilni-me-kanoe-me-liken-monen-dhe-lulin-dhe-mbrojeni-nga-armiku-imagjinar-222092" }