LERENI ZONJËN NEXHMIE TË TREGOJË!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:21 30-04-2019 LERENI ZONJËN NEXHMIE TË TREGOJË! Nexhmije Hoxha

Nga Pëllumb Kulla

Kam një opinion krejt të kundërt me ata të shumtë opinionistë, që thonë se kujtimet e Nexhmie Hoxhës nuk duheshin botuar. Ato kujtime unë i lexojme endje, jo se do të mësoj të fshehta, që nuk i dija më parë. Nuk pres, që protagonistët e diktaturës të sjellin ndonjë gjë të ndryshme nga ç’kanë sjellë deri tani. Absolutisht nuk kam më shpresë se ata do të shfaqin ndonjë pendim,

a do t’i bëjnë ndonjë farë korrektimi historisë, që e patën shkruar gjer më sot me majën e thikës.

Më tërheq bindja absolute, se shkrimet e kryeaktorëve të ferrit diktatorial, do të jenë përsëri qesharakë dhe pastaj lumturohem, kur ajo pandehmë më
vërtetohet.
E dij kush i blen gazetat, i tërhequr posaçërisht nga këto lloj kujtimesh. Ata dhe unë bashkë me ta, jemi të goditurit, që nuk arrijmë të çlirohemi dotnga hijet e së kaluarës. Fëmijët e mi dhe shokët e tyre në internet, nuk klikojnë aspak mbi këto kujtime dhe nuk i kushtojnë asnjë minutë zonjës Hoxha. Ata,bile, nuk e dijnë kush është ajo.
Lum ata!

Oh, ç‘nur ka zonja, kur s’na tregon asgjë të re!

Janë përsëri kujtimet e Enverit, por këtë radhë shkruar nga një vetë e tretë, ngae shoqja. Ajo ka qënë drejtoresha e Institutit që botonte kujtimet e tij, - kujtime
të cilat Komandanti, jo vetëm nuk i ka shkruar, por as edhe nuk i ka lexuar! Ajo nuk e ka aspak vështirë t’i botojë edhe një herë veprat e saj. Mëkat! Tani ajo kish
një rast të mirë të thosh, përshembull, se Enveri pat gabuar. Pat gabuar qoftë edhe që kish dëgjuar këshilltarë të këqinj, që ia kishin pikturuar Mehmetin,
si shërbëtorin e gjithë agjenturave të globit. E shoqja e Enverit tani mund të thosh, që Mehmeti ia kish me hile shefit të tij, megjithqë ajo e “poliagjenturës” ish një mashtrim i papjekur i ndihmësve të Enverit. 
Le t’i cilësonte armiq dhe ata! Ku vajti mija, të shkojë dhe qindi!. 
Ama kështu, së paku, do kish diçka të re, diçka të pathënë deri tani. E pra, jo! Asnjë pendesë! Asnjë kritikë për të shoqin!
Mehmeti përsëri mbetet poliagjent, siç u tha atëherë, më 1981, një sajesë që as edhe instruktorët e partisë nuk e gëlltitnin dot. Atëherë nuk pat qenë kujdesur askush që ngrehina e brishtë e “poliagjenturës” të bëhej pak më e qëndrueshme. Por edhe sot?! Po ai nënvleftësim për lexuesin?! Përsëri po ajo bindje e patundur në mëndjepeltësinë e popullit tonë të lavdishëm?!
Edhe sot Nexhmie Hoxha është e bindur, se tërë ne që e lexojmë, jemi në vathën e saj, do të hamë ç’të na japë ajo, e do të dëgjojmë këngën e fyellit të saj!
Unë, njëri nga lexuesit, fyhem, por dua t’ia fal. Ia fal dhe bile e falenderoj. Le të shohim se sa zbavitëse janë historitë e saj.
Po si të mos duket zbavitës, dreqi ta marrë, nënvizimi se të gjithë rreth të shoqit gabonin, bënin krime, punonin për të huajt, kurse i shoqi qëndronte kollonë?!!! 
Të gjithë bënin gjëma, burgosnin e pushkatonin të pafajshmit. Rreth tij njerëzit flirtonin me armiqtë, ndërtonin bunkerë. Vetëm i Madhi nuk i pëlqente këto mëkate dhe shkruante letra kritike, të ashpra, qortuese. Janë letra që nuk u botuan kurrë atëherë!..
Si të mos jetë zbavitës, mendimi i saj se, nga mëkatarët, Mehmet Shehu ishte më i madhi mëkatar?! Ai kish një mision të fshehtë me perspektivë të largët. Por e demaskonte vehten lehtë, diletanti! Në vend të fitonte besim tek Hoxha, ai, si agjent naiv, nuk u bindej udhëzimeve të Hoxhës, bënte me kokë të vet, vriste
pa gjyq, vononte në mënyrë skandaloze sjelljen e Brigadës së Parë në mbrojtje të Shtabit të Përgjithshëm, shfaqte servilizëm ndaj Titos. Zonja qe tregon këto gjëra i numëron. Gjëra që, pikërisht, një agjent duhej të kish kujdes që të mos i bënte! 
Dhe megjithë këto gabime të shëmtuara, për dhjetëvjeçarë të tërë, Enveri e mbajti Kryeministër!
Vërtet është i njohur mendimi se historinë e shkruajnë ata që kanë fuqinë, se atë ka bërë dhe po bën edhe zonja Nexhmie. Por akoma duhet të vihemi në
qendrim “gatitu” e të besojmë, se një Kryeministër, tridhjeteshtatë anëtarë të Byrosë Politike, pesë ministra të Sigurimit dhe të Punëve të Brendëshme, tre ministra
të Mbrojtjes, Shefa Shtabi të forcave të armatosura, gjeneralë dhe komandantë të "flotave ajrore e detare, kalorës e këmbësorë, që të gjithë armiq, agjentë dhe
poliagjentë, nuk ia dolën dot të asgjësojnë supermenin Enver Hoxha?!!! (Vijon)


*Ripublikuar Përmbledhur në vëllimin LUFTË PA FUND fq. 259 Botimet UET 2013

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008713960647583
array(1) { ["section"]=> string(39) "lereni-zonjen-nexhmie-te-tregoje-162378" }