"Leri gazetarët të filmojnë o shpirti”, VIDEO e RRALLË e arrestimit të Zani Çaushit: Si tallet me policin

Publikuar tek: aktualitet, më 17:47 15-03-2017

Në vitin 1999, kreu i bandës së Vlorë, Zani Çaushi u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për një sërë krimesh të kryera në vitin famëkeq 1997. Por në një video të realizuar në 28 shtator 1997, “Associated Press” ka filmuar ndalimin për herë të parë nga policia të Zani Çaushit, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Në gjykatë ai u shfaq gjatë gjithë kohës i qeshur dhe indiferent ndaj akuzave për të cilat e akuzonte Prokuroria e kohës, shkruan Balkanweb.

Ndërkohë që siç dëgjohet edhe nga video, në përfundim të seancës gjyqësore ku iu dha masa e sigurisë “arrest me burg”, Zani Çaushi tallet me një efektiv në momentin që shoqërohet për në furgonin e policisë duke iu drejtuar me fjalët: “Leri gazetarët të filmojnë o shpirti”. (momenti 01:49 në video)

Kujtojmë se pas këtij ndalimi, Zani Çaushi do të arrestohej sërish nga Policia në vitin 1998, bashkë me anëtarët e tjerë të bandës por për mungesë provash do rifitonte lirinë. E kjo deri në vitin 1999, kur u arrestua sërish dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djegia e Bibliotekës, Paskal Milo ngre alarmin: Në rrezik thesaret e Kulturës Kombëtare
Gafat e "gazetares së kulturës" s’kanë të mbaruar, dëgjoni çfarë i ka thënë Matilda Makoçit »
Article Logic
Execution time: 0.011048793792725
array(1) { ["section"]=> string(107) "leri-gazetaret-te-filmojne-o-shpirti-video-e-rralle-e-arrestimit-te-zani-caushit-si-tallet-me-policin-72018" }