Lëshohen 47 mandat-arreste për gazetarët në Turqi

Publikuar tek: bota, më 22:13 27-07-2016 Lëshohen 47 mandat-arreste për gazetarët në Turqi

Autoritetet turke kanë shpërndarë 47 mandatarreste për gazetarë të dyshuar për lidhje me rrjetin e Fetullah Gulenit, i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut, njoftoi sot televizioni CNN Turk.

Ndërmjet tyre janë shumë ish-reporterë të së përditshmes opozitare ”Zaman”, që u sekuestrua në fillim të muajit mars.

Ndërkohë, gazetari i njohur Sahin Alpay është arrestuar, shkruan Ata.

Kjo listë përfshin ish-kryeredaktorët e botimit anglisht të kësaj gazete, Bulent Kenes dhe Sevgi Akarcesme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031381130218506
array(1) { ["section"]=> string(55) "leshohen-47-mandat-arreste-per-gazetaret-ne-turqi-47937" }