Lëshohet urdhër-arresti për Vali Corleonen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:27 28-06-2016 Lëshohet urdhër-arresti për Vali Corleonen

Gjykata Gjilanit ka lëshuar urdhër-arresti për Valdrin Sylejmanin, i njohur ndryshe si Vali Corleone. Shkak për këtë vendim të gjykatës është bërë mungesa e Sylejmanit në seancë ku ai po gjykohet për akuzat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajta në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”.

Prokuroi ka sqaruar se mungesa e Sylejmanit është përsëritur me justifikimin se ndodhet në Itali, por ai asnjëherë nuk ka paraqitur prova bindëse për të vërtetuar se ka qenë vërtetë jashtë shtetit.

Në seancë ka qenë i pranishëm i akuzuari tjetër, Gent Qamili, i cili akuzohet për të njejtat vepra penale.

Sylejmani dhe Qamili dyshohen se në korrik të vitit 2013, në diskotekën “Stop” në Gjilan, kanë tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve. Pas një marrëveshjeje Corleone i ka dhënë një çantë Qamilit, në të cilën gjendej një granatë dore e tipit “A1”.

Me instruksionet e marra paraprakisht nga i akuzuari Vali Corleone, duke i premtuar shpërblim me të holla prej 300 eurove, i akuzuari Genti Qamili merr çantën dhe e vendos në tualetin e diskotekës “Stop” e pastaj thërret me telefon Policinë e Kosovës dhe e lajmëron se ka bombë në diskotekë dhe largohet.

Sipas aktakuzës, granata e dorës e përdorur nga dy të akuzuarit është gjetur dhe është konfiskuar nga FSK-ja dhe KFOR-i natën e ngjarjes.

Vali Corleone u bë i njohur për publikun shqiptar me daljet e tij në emisionin “Zonë e Lirë” ku ai tregonte jetën e shfrenuar mes luksit që bën në Gjilan të Kosovës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072710514068604
array(1) { ["section"]=> string(48) "leshohet-urdher-arresti-per-vali-corleonen-44836" }