Lesi në gjendje të tmerrshme fizike. Është rrahur nga policët grekë?

Publikuar tek: bota, më 16:37 27-01-2016 Lesi në gjendje të tmerrshme fizike. Është rrahur nga policët grekë?

Fotografia e fundit e publikuar nga mediat greke, tregon se Klodi James Lesi është në gjendje të rëndë fizike dhe dyshohet se ai është rrahur nga policët grekë.

35 vjeçari duket sikur është  goditur në kokë, ndërsa syri i tij i majtë duket i fryrë , ndërkohë që mediat greke nuk shkruajnë për ushtrim dhune ndaj shqiptarit. Fytyra e tij nuk duket qartë për faktin se policët grekë i kanë hedhur mbi kokë një xhup duke i lënë jashtë vetëm një pjesë të fytyrës së tij.

Disa nga mediat greke më të rëndësishme, siç janë protothema.gr, star.gr, antenna.gr, newsbomb.gr kanë raportuar sot vetëm lajmin se shqiptari nuk u paraqit në seancën gjyqësore ku do të njihej me akuzën, për shkak se Lesi ishte shumë i tronditur pasi e ka kuptuar se çfarë krimi të rëndë ka bërë. Ato nuk kanë shkruajtur asnjë fjalë për ushtrim dhune ndaj shqiptarit.

 

lesu1.jpg

lesi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqi, dënohen me burg të përjetshëm 2 gazetarë (Video)
177 spitale të shkatërruara dhe 700 mjekë të vrarë në Siri »
Article Logic
Execution time: 0.011773109436035
array(1) { ["section"]=> string(72) "lesi-ne-gjendje-te-tmerrshme-fizike-eshte-rrahur-nga-policet-greke-31095" }