Letër e një nëne për Ramën baba

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:25 24-03-2015 Letër e një nëne për Ramën baba Magdalena me dy fëmijët e saj

I nderuar z. kryeministër! Quhem Magdalena. Jam një nënë polake që endet prej mëse një viti nëpër Shqipëri për të kryer rolin që m’ka dhënë Zoti, për të qenë NENE! Sot vajza ime Claudia, mbush 9 vjeçe! Fatkeqësisht, babai i saj, një shtetas shqiptar, me të cilin u dashurova e u martova, tashmë po më mban larg fëmijëve të mi, sepse sistemi i drejtësisë në këtë vend, është bërë palë me të. A mund të më thoni z.kryeministër, sa duhet të durojë një nënë për të qenë pranë fëmijëve të saj?

Zbatova ligjin, nuk pranova të shkel ligjet e këtij shteti dhe shkova ne Poloni për të bërë pasaportën, me shpresën që më pas im shoq do vinte në Poloni siç më premtoi me fëmijët. Pranoja ta vuaj mungesën e tyre vetëm të mos u ndërpritej shkolla në Shqipëri, pas premtimeve të tij prita të vijnë në verë…

Dhe pasi pashë që shtetasi juaj po më ndan nga fëmijët sepse kishte kohë që s’më donte më për grua, atëherë, u riktheva dhe e dini çfarë gjeta? Gjeta fëmijët që i kishte kthyer kundër meje, duke i gënjyer se isha larguar nga ata.

Më arrestoi policia e këtij shteti pa urdhër arresti, pa informim paraprak, në sy të fëmijëve të mi, pas improvizimit të skenave nga bashkëshorti im, vetëm që fëmijët të shikonin policinë duke më arrestuar dhe fëmijëve u interpretuan që jam një kriminele. Kështu quhen nënat në këtë vend kur pranojnë dhunën e policisë, institucioneve, vetëm për të qenë me fëmijët e tyre?!

Zoti kryeministër, gjykata më ka lënë fëmijët në kujdestari të përkohshme, por Përmbarimi nuk e ekzekuton vendimin, sepse pretendojnë se vullneti i këtyre drejtuesve, i bashkëshortit tim dhe i shkeljes së Kodit të Procedurës , është më i lartë sesa verdikti i gjykatave.

Çfarë mund të bëj zoti kryeministër? A mund të m’i thoni vajzës time, Claudias, sot publikisht se dua të jem aty të gatuaj tortën për të? A mund t’ia thoni publikisht që s’kam kryer kurrë një vepër penale dhe që vetëm se u largova në Poloni për të respektuar ligjin e shtetit, unë humba dashurinë e saj, pasi i interpretuan se jam nënë e padenjë?

Ju lutem z.kryeministër! Mos më jepni asgjë tjetër në këtë botë, dua vetëm që dikush t’i ndalojë fëmijët e mi që të gënjehen më tepër për mua, që të gënjejnë nga frika sepse kanë dëgjuar të atin duke më thënë në sy se do më vriste me armë mes Durrësit.

Unë e di, unë i ndjej, i kam nxjerrë nga një miter që s’njeh nënshtetësi, edhe pse shpesh në këtë vend kam hasur shprehjen “Hajt me, nje k**v* polake”…Ata jo vetëm që po gënjehen çdo ditë e më shumë, por do m’i sëmurin, se do gënjejnë nga frika që t’më shpëtojnë mua.

A po kërkoj tepër në këtë vend? Po kërkoj të rri me fëmijët e mi, po kërkoj të zbatohet ligji dhe të frenoj padrejtësinë që po i bëhet fëmijëve të mi duke i vjedhur dashurinë e nënës në pabesi!

Zoti KRYEMINISTER, bëjni dhuratë sot Claudias sime, ZBATIMIN E LIGJIT!

 ME DASHURINE E NJE NENE, Magdalena!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020689010620117
array(1) { ["section"]=> string(36) "leter-e-nje-nene-per-ramen-baba-6768" }