Letra e 9-vjeçares për Obamën, pse nuk ka femra në kartëmonedhat amerikane?

Publikuar tek: bota, më 19:29 06-04-2015 Letra e 9-vjeçares për Obamën, pse nuk ka femra në kartëmonedhat amerikane?

Sofia është një 9-vjeçare e cila i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-së ku i kërkon që në ardhmen të ketë edhe femra në kartëmonedha.

“I dashur President dua t’ju pyes përse nuk ka femra në kartëmonedhat amerikane. Besoj se duhet të ketë sepse pa femra nuk do të kishte meshkuj”, shkruan Sofia. Në vazhdim të letrës ajo ka sugjeruar femra të tilla si Michelle Obama, Hillary Clinton dhe Rosa Parks.

Obama ka surprizuar 9-vjeçaren duke e ftuar në traditën e thyerjes së vezëve për festën e Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë. “Sofia është vetëm 9-vjeçare dhe ka ngritur zërin për atë që beson. Ajo beson në barazinë gjinore dhe mundësisht në mendimet e saj nuk ka asnjë dallim mes një avokateje dhe avokati apo mësueseje dhe mësuesi. Është një ide e mirë, zonjat në listën tënde janë me të vërtetë të shquara dhe ti gjithashtu je e shquar. Do të bëj të pamundurën që ti të rritesh në një vend ku gratë kanë të njëjtat mundësi me burrat”, shkruhet në letrën e Presidentit Obama.

Pas idesë revolucionare të Sofias edhe e përditshmja italiane “Corriere della Sera” shpreh kënaqësinë për të pasur simbolin femëror në kartëmonedha. Italia rendit si femra simbol të historisë së saj Minervën, Perëndeshë romake, e cila ka qenë në kartëmonedhën 50 lirëshe. Ndërsa në vitet 1915-1920 do të përdoreshin si simbole në kartëmonedha dy mbretëreshat e detit, Venezia dhe Genova.

*Kartëmonedha italiane

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012787103652954
array(1) { ["section"]=> string(78) "letra-e-9-vjecares-per-obamen-pse-nuk-ka-femra-ne-kartemonedhat-amerikane-7987" }