Letra e Brahos: Po synohet destabilizimi i vendit, presion familjarëve të Ismailajt për devijim procesi

Publikuar tek: politike, më 13:00 28-09-2015 Letra e Brahos: Po synohet destabilizimi i vendit, presion familjarëve të Ismailajt për devijim procesi Ilir Meta dhe Spartak Braho

Spartak Braho, kryetar i komisionit të sigurisë në Parlamentin shqiptar, i ka dërguar një letër paralajmëruese për një skenar destabilizues në vend krerëve më të lartë të shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare. 

Fillimisht, lajmi u bë i ditur në portalin lapsi.al, por menjëherë, ekzistenca e kësaj letre, u konfirmua nga disa zyrtarë të rëndësishëm të shtetit.

Letrën e kanë marrë në dorë Nishani, ministri i Drejtësisë Naço, kreu i SHISH Visho Ajazi, drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe kryeprokurori Llalla.

Bëhet fjalë për shqetësimet për të ashtuquajturën aferë CEZ dhe presionit, sikurse bëhet e ditur në letër që po ushtrohet ndaj të arrestuarit për këtë aferë Kastriot Ismailaj. Për këtë të fundit madje kërkohet edhe mbrojtje për familjarët e tij.

Në letër, sikurse konfirmojnë burimet, ka insinuata edhe për përfshirjen e kreut të qeverisë në këtë çështje.

Duhet të kujtojmë se Spartak Braho është deputet që në bazë të marrëveshjes me PS në 2013, ka dalë në listat e sigurta të Partisë Socialiste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033099889755249
array(1) { ["section"]=> string(107) "letra-e-brahos-po-synohet-destabilizimi-i-vendit-presion-familjareve-te-ismailajt-per-devijim-procesi-21826" }