Letra e fortë e gazetarit për 8 mars: “Gezuar ju gratë e një atdheu të drobitur nga burra halabakë”

Publikuar tek: aktualitet, më 09:03 08-03-2017 Letra e fortë e gazetarit për 8 mars: “Gezuar ju gratë e një atdheu të drobitur nga burra halabakë”

Gazetari i njohur i ka kushtuar rëndësi ditës ndërkombëtare të grave dhe vajzave, ndonëse sot është një ditë e shënuar për të.

Bledi Mane përshkruan në profilin e tij në faceboojk ditën kur lindi në Përmet, por duke i dhënë më shumë rëndësi nënës dhe përkushtimit të saj në në një vend si Shqipëria. Lëxoni mëposhtë shkrimin e plotë...

SOT KAM DITËLINDJEN!

Duke u gdhirë e enjtja e 8 marsit 1973, nëna ime Aishja më solli në jetë. Gruaja e Ahmet Manes, kryetarit komunist të Lokalitetit të Dangëllisë po gëzohej me fëmijën e saj të pestë. Pas dy vajzave dhe dy djemve, familja e më të parit të zonës tashmë kishte një tjetër pinjoll.

Unë linda në Frashër të Përmetit ku dimri me pranverën bëjnë kompromise në rast festash dhe pavarësisht dëborës dhe acarit, mëngjesi që gdhiu ishte më i ngrohtë se e zakonshmja e shkëmbimit të stinëve.

Bashkë me festën e grave, isha lajmi i ditës në atë fshat të lavdishëm dhe në maternitetin modest ku qëndroja krah nënës time, u përkëdhela nga kureshtja dhe urimet e frashërllinjve.

Erdha në jetë nga prindër të bekuar, të bukur e plot energji pozitive, në një familje të fisshme, në një fshat plot histori që organikisht më injektoi dashuri, respekt, vitalitet, gjatësi dhe talent.

Dashuri per natyren dhe njerezit, respekt per njerezit dhe natyren, talent per te shkruar me guxim e per te guxuar kur shkruaj.

Me thone qe kur linda nuk isha nje femije grindavec e qaraman por tani qe jam i rritur uleras e bertas pa fund jo si kompesim i se djeshmes. Linda ne Frasher ne djepin e patriotizmit intelektual dhe pavaresisht mekateve te se djeshmes perpiqem te mbetem nje plangprishes minimalist. Me apo pa deshire, i sforcuar apo i yshtur, i aktruar apo i dhunuar, rebel apo karamel, i stervitur apo i goditur, i paragjykuar apo i vleresuar une perpiqem te jem vetvetja. Vendlindja, familja, librat, shkollat, kolegji, burgu, emigracioni, gazetaria, universiteti, udhetimet, basketbolli, perversitetet, alkooli, puna, droga, leximet, kercenimet, vleresimet, shoqeria, dashuria, partia, qeveria, Londra, egoizmi, altruizmi, Tirana, Permeti, realiteti, talenti, seksi, varferia, bolleku, kurajoja me kane detyruar e formëzuar te jem ky qe jam.

Vuaj ndaj shkruaj dhe shkruaj kur vuaj nga realiteti qe më mbërthen e më zhgënjen. Une linda ne Frasher te Permetit atje ku u mbrujt Rilindja e vertete dhe po jetoj ne Tiranen e çadrave ku struket e verteta e Rilindjes...

As sot nuk i shpetoj dot tundimit te politikes, as sot qe kam ditelindjen por te pakten ndjehem me fat. Kam lindur ne diten e dashurise ndaj femres.

Gezuar festen ju gratë fisnike te nje atdheu te drobitur nga burra halabakë!  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Tapë" në timon, përplaset me dy makina dhe plagos nënën me dy fëmijë të mitur
Përplaset Benzi dhe bie në lumë, 3 të plagosur rëndë (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011837005615234
array(1) { ["section"]=> string(102) "letra-e-forte-e-gazetarit-per-8-mars-gezuar-ju-grate-e-nje-atdheu-te-drobitur-nga-burra-halabake-71152" }