Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka komentuar letrën e Presidentit Meta dërguar shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump lidhur me çështjen e votimit të Shqipërisë në OKB.
Duke folur në një intervistë në Report Tv, Ndreu e komentoi letrën si një thikë kundër qeverisë, por që nuk pati asnjë sukses.
Ai më tej tha se ajo ishte një letër e hapur kundër qeverisë shqiptare, në një moment kur u mendua se qeveria u lëkund.
“Është një letër që u mendua për të goditur qeverinë, por më duket se nuk e ka bërë efektin. Ajo letër ishte një thikë kundër qeverisë që dikush në një moment të caktuar, kur mendoi se qeveria po lëkundej veproi për ta ngulur atë. Ajo që mendoj është se ishte një letër e hapur kundër qeverisë. Në gjykimin e atyre që kanë bërë atë gjë kanë menduar që u lëkund qeveria”,- u shpreh Pjerin Ndreu.