Letra e ministreve për Holandën, Dade i kthehet keq Ramës: Po luan me përfaqësimin e grave

Publikuar tek: aktualitet, më 20:45 09-10-2019 Letra e ministreve për Holandën, Dade i kthehet keq Ramës: Po luan me përfaqësimin e grave

Ish-ministrja socialiste Arta Dade ka reaguar për letrën që ministret shqiptare i dërguar qeverisë së Holandës ditën e djeshme.

E ftuar në ABC News, Dade shprehet se po të kishte qenë vetë ministre nuk do ta kishte pëlqyer letrën që u dërgua dje nga ministret femra drejt Holandës. Sipas ish-ministres, kryeministri Edi Rama luan me përfaqësimin e grave.

Më tej Dade ka shtuar se ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

'Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet. Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë. Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për gratë', tha ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021448135375977
array(1) { ["section"]=> string(95) "letra-e-ministreve-per-holanden-dade-i-kthehet-keq-rames-po-luan-me-perfaqesimin-e-grave-181427" }