LETRA e MINISTRISË/ Kuksianët do paguajnë 1. 5 euro për Rrugën e Kombit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:15 20-04-2018 LETRA e MINISTRISË/ Kuksianët do paguajnë 1. 5 euro për Rrugën e Kombit Rruga e Kombit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka nisur letër-propozimin zyrtar kompanisë koncesionare Albania Highway Concession që menaxhon mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë për amendimin e disa neneve, ku një nga çështjet kryesore është ajo e tarifës që do të paguajnë banorët e zonës.

Lajmin e bën me dije televizioni Klan që referuar burimeve, thotë se pas bisedimeve me banorët në Kukës, Has dhe Tropojë i është propozuar koncesionarit që tarifa që ata do të paguajnë për një kalim, në sheshin e pagesës të jetë 200 lekë të reja, apo 1.5 euro.

Nëse merret në total, një kalim vajtje-ardhje për kategoritë e personave që banojnë përgjatë rrugës, pas amendimit të kontratës dhe rivendosjes së traut të kalimit, pagesa do të jetë 3 euro, nga 10 që ishte më parë

Në total janë 8 mijë makina të regjistruara në këtë zonë, ndërsa burimet sqarojnë se ata të cilët janë banorë të këtyre zonave, por kanë automjetin të regjistruar në një vend tjetër, nuk do të jenë përfitues

Sipas fotografimeve të bëra, numri mesatar i makinave të banorëve që kalojnë në ditë është 350 për një kah të rrugës dhe po aq anasjelltas.

Kostot që do të lindin nga ky lehtësim arrijnë në afro 900 mijë euro dhe qeveria pret që e gjitha shuma të përballohet nga kompania koncesionare.

Transporti urban do të përjashtohet nga të gjitha tarifat e rrugës, ku mbulimi i kostove për këtë kategori do të jepet në formë subvencioni me shumën 120 mijë euro, që është përcaktuar në kontratë për politika sociale. Grupi i punës është duke hartuar edhe termat pullat e përhershme që do të ngjiten në makina, të cilat do të blihen me çmime të reduktuara nga përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Elbasan, shoferi përplas kalimtaren dhe largohet me shpejtësi
Saimir TAHIRI s’ka ndërmend të NDALET, ja ç’do bëjë sonte pas deklaratës së bujshme »
Article Logic
Execution time: 0.012900829315186
array(1) { ["section"]=> string(76) "letra-e-ministrise-kuksianet-do-paguajne-1-5-euro-per-rrugen-e-kombit-117636" }