Letra e të riut që u rrit në fshatin SOS: Ligji që mban peng 31 000 femijë jetimë prej tre dekadash

Publikuar tek: aktualitet, më 14:15 20-05-2019 Letra e të riut që u rrit në fshatin SOS: Ligji që mban peng 31 000 femijë jetimë prej tre dekadash Alfred Muharemi

Në redaksinë e Newsbomb.al ka mbërritur një letër shkruar nga një i ri i rritur në SoS, Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, Alfred Muharemi ka shkruar mes të tjerash për problematikat dhe vështirësitë që has kjo kategori e shoqërisë shqiptare si dhe mbi ligjin për 'Statusin e Jetimit'.

Për më tepër lexoni letrën e mëposhtme nga Alfred Muharemi:

Prej tre dekadash shoqëria shqipëtare vuan një mungesë të theksuar vemëndje nga organizmat shtetërore dhe asaj lokale për integrimin real të një pjesë të saj e cila është e atyre fëmijeve pa kujdes prindërorë.

Si do familje që ka rregulla, standarte, kujdestar ligjor për funksionimin e saj, për fëmijët pa kujdes prindëror familja e vetme është shteti i cili për fat të keq nuk e ka luajtur rolin e saj për të ofruar kujdesin dhe sigurinë e duhur.

Sot që flasim në vitin 1996 u hartua edhe miratua ligji 8153 “Për Statusin e Jetimit” për të sanksionuar institucionet publike për integrimin edhe mbrojten e fëmijeve jetimë. Një ligj që për hir të së vertetës nuk ka njohur asnjë ndryshim që prej miratimit të saj por edhe ka shkaktuar problemin më të madh të mos përfshirjes së 93% të tyre (atyre të femijeve me një prind).

Në vendin tonë operojnë institucione të përkujdesjes shtetërore dhe private për fëmijët pa kujdes prindëror ku prej vitesh nga media na është prezantuar se nuk është forma e duhur e kujdesit dhe mbrojtjes së tyre.

Është e tmerrshme edhe po aq e dhimbshme përballja e një të riu jetim pasi del nga kujdesi institucional në moshën 18-vjeare ku orientohet drejt një rruge të pa njohur dhe pa kthim...I pa mbështetur ekonomikisht, i pa arsimuar, i pa punë edhe i strehuar përkohësisht në godinat studentore që nuk prmbushin kushtet minimale të jetesës.

Pyetjet lindin natyrshëm se si mund të sigurojë një jetesë më të mirë një i ri jetim me mbeshtetje të vetëm asaj financiare në masën 3.000 lekë? Çfarë ndodh me jetën e tij ? A do jetë i ekspozuar ndaj rreziqeve ? A do vetëmbrohet dhe i aftë për të përballuar vështirësitë?

Pyetje që kurrë nuk do të marin një përgjigje por të vetmin përgjigje të hidhur marrin taksapaguesit si mosvlerësimi dhe mungesa e respektit ndaj tyre nga ana e shtetit. Miliona dollarë të shpenzuar për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve pa kujdes prindëror nuk i ka shërbyer shoqërisë. Shteti i ka braktisur për herë të dytë!!!

Pra kjo është panaroma e pasigurisë dhe rreziqeve që shoqëron çdo anëtar të kategorisë së jetimëve gjatë gjithë jetes, ku ligji ngarkohet tu garantojë të drejta, mbështetje edhe suport por që në jetën e përditshme asnjë nen i saj nuk gjen zbatushmeri.

Jetimët në Shqipëri përpos mungesës së kujdesit nga ana e strukturave shtetërore ajo që kanë ndjerë në kurrizin e tyre për fat të keq mësëshumti është edhe lufta e ashpër e organizatave të shoqërisë civile ku në plan të parë vendosën interesat personale. Mos përfaqësimi i duhur për të përçuar zërin e tyre në zjidhjen e problematikave që hasin në jetën e përditshme e ka thelluar edhe më shumë gjendjen e tyre.

20 Maji është Dita Kombëtare në Ndihme të Jetimëve të Shqipërise e cila u iniciua nga Fondacioni “Instituti i Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë” dhe Akademisë së Shkencave në nder të kujtimit të vajzës Xhuliana e cila humbi jetën tragjikisht në Shtepinë e Femijës Sarandë. 20 Maji u konceptua si një ditë apeli ku e gjitha shoqeria do të ishte NJË ZË për më shumë të drejta, vëmëndje, mbështetje dhe integrim real të fëmijeve jetimë.

Tre shtyllat kryesore që do të integronte realisht kategorinë e fëmijëve pa kujdes prindëror do të ishte arsimim, punësim dhe strehim i garantuar e cila ka vetëm një mundësi...të jetë e sanksionuar me ligj.

Aktualisht nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile po punohet ngushtazi me Znj. Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Mardhënien me Parlamentin dhe Ministritë e Linjës për të riformatuar ligjin 8153 “Për Statusin e Jetimit” që do të ofrojë garanci për jetën dhe integrimin real të 31.000 fëmijëve jetimë.

Sot në emër të tyre më lejoni të falenderoj përrzemersisht Shoqatën Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë, SoS Fshatrat e Fëmijeve Shqipëri, Kongresin Rinor Kombëtarë, Komitetin e Bashkuar Kuvajtian, Emiratet e Bashkuara Arabe, Komunitetet Fetare, Median, Pushtetin Lokal, Donatorët Individ dhe Biznese të cilët mbështesin fëmijët pa kujdes prindëror në vënd duke qënë aleati i tyre i vetëm ndër vite për fuqizimin ekonomiko-sociale.

Profili i Alfred Muharemi:

Alfred Muharemi u rrit në SoS Fshatrat e Fëmijëve Shqiperi, aktualisht punon në Credins Bank dhe prej vitesh Drejton Programe të OJF në fuqizimin ekonomik edhe asaj social për fëmijët pa kujdes prindëror në vënd.

  1. Muharemi për historinë, iniciativat dhe realizimin e projekteve lokale e kombëtare duke u bërë model i mirë i shoqerisë është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme si:

Çmimin e Filantropisë si Indivd për Vitin 2018 të akorduar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim edhe Zhvillim si dhe çmimin e tretë në Konkursin “Pse dal Vullnetar” nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në kuadër të Javës së Evropës 2019.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020848035812378
array(1) { ["section"]=> string(105) "letra-e-te-riut-qe-u-rrit-ne-fshatin-sos-ligji-qe-mban-peng-31-000-femije-jetime-prej-tre-dekadash-164991" }