Leu me benzinë të ëmën dhe tentoi ta djegë për së gjalli, zbardhet arsyeja e këtij veprimi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:33 14-02-2017 Leu me benzinë të ëmën dhe tentoi ta djegë për së gjalli, zbardhet arsyeja e këtij veprimi

Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë në Korçë ku një 32-vjeçar i vu flakën nënës së tij pas një debati, policia zbardh detaje të reja.

Sipas policisë, autori Emiljan Tushini i ka kërkuar nënës para për alkol, por ajo nuk ka pasur t’i japë pasi jetonin në gjendje të vështirë ekonomike.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur kur i ka kërkuar paratë së ëmës dhe pasi ajo nuk i ka dhënë, ai e ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën nënës së tij Mimoza Sadikllari, 52 vjeç.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i njerkut dhe i fqinjëve që kanë arritur të izolojnë flakët dhe ta dergojnë me urgjencë në spital.

Mësohet se mënjëherë pas këtij veprimi, 32 vjeçari është arrestuar, ndërkohë nëna e tij ndodhet në spital me djegie të shkallës së dytë.

urgjenc.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 2 doganierë dhe një kontrabandist: Çfarë po tentonin të kalonin në kufi (EMRAT/ DETAJET)
SHÇBA prangos punonjësin e policisë në Shkodër (EMRI DHE ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.013025045394897
array(1) { ["section"]=> string(95) "leu-me-benzine-te-emen-dhe-tentoi-ta-djege-per-se-gjalli-zbardhet-arsyeja-e-ketij-veprimi-68653" }