Lëviste me armë në qytet, arrestohet i riu durrsak

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 19-06-2019 Lëviste me armë në qytet, arrestohet i riu durrsak

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri.

Blutë bëjnë të ditur se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-D.M., 28 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas është kapur nga Shërbimet në lagjen Nr. 6, Durrës ,duke lëvizur me armë zjarri tip "Ekol 99", e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13191890716553
array(1) { ["section"]=> string(56) "leviste-me-arme-ne-qytet-arrestohet-i-riu-durrsak-168860" }