Lëvizja e papritur e mazhorancës për të zhvilluar seancën plenare sot në orën 17:00, ka bërë që edhe opozita të ndërtojë një skenar të minutave të fundit.
Kështu, lideri i PD Lulzim Basha dhe liderja e LSI Monika Kryemadhi po tentojnë të organizojë një protestë para Parlamentit fiks në orarin e nisjes së seancës.
Deputetët, kryetarët e degëve të PD e LSI në rrethe, koordinatorët e anëtarët e thjeshtë po bëjnë çmos që në protestë të jenë sa më shumë të pranishëm.
“Sot në orën 17:00 protestojmë përpara Parlamentit ilegjitim. Ftojmë gjithë qytetaret të na bashkohen.#tegjithebashke #26shkurt #ora17”, është kjo thirrja që po shpërndan gjithsecili nga deputetët e PD e LSI në faqet personale.