Lëvizja e tretë kundër METËS, PS-ja përgatit ndryshimet e reja në Kushtetutë

Publikuar tek: politike, më 18:01 23-11-2019 Lëvizja e tretë kundër METËS, PS-ja përgatit ndryshimet e reja në Kushtetutë Presidenti Ilir Meta

Partia Socialiste po përgatit një nismë për të sjellë ndryshime në Kushtetutë në rast ndërhyrjeje të presidentit Meta në Reformën në Drejtësi.

Sipas informacioneve paraprake, anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve dhe një grup specialistësh ligjorë dhe të Kushtetutës po punojnë për hartimin e një strategjie të re kundër nismave të kreut të shtetit.

Pas ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës dhe miratimit të rezolutës parlamentare për mbrojtjen e emërimeve të 3 anëtarëvë të Gjykatës Kushtetuese (Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji), mazhoranca socialiste po ndërmerr hapin e tretë kundër presidentit Meta. Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka paralajmëuar se vendi duhet të shkojë drejt referendumit për të zgjidhur krizën politike mes qeverisë, opozitës dhe presidentit, ndërsa ka theksuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095109939575195
array(1) { ["section"]=> string(82) "levizja-e-trete-kunder-metes-ps-ja-pergatit-ndryshimet-e-reja-ne-kushtetute-186931" }