Lëvizja në akset kombëtare, Ministria e Transporteve informon mbi situatën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:40 13-01-2017 Lëvizja në akset kombëtare, Ministria e Transporteve informon mbi situatën

Ministria e Transportit nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, informon se situata e qarkullimit në akset kombëtare, paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër:  Ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij Rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset mjetet dhe punëtorët janë në gadishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Në Rajonin Qëndror Tiranë: Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij Rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë - Bizë dhe Vilat Qeveritare - Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:  Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë dhe Ersekë - Leskovik.

Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet - Çarshovë dhe Erind - Çajup.

Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë.

Bashkëngjitur do të gjeni tabelën me situatën e qarkullimit në akset kombëtare, sipas qarqeve.

Ne asnje aks kombetar nuk ka bllokim qarkullimi. 

gjendje.jpggjendja_copy.jpggjendja3.jpg

 

 

gjendja4_copy.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen duke shkëmbyer drogë, arrestohen 4 persona. Ja zonat ku vepronin (Emrat)
‘The Guardian’ publikon foto nga ajri të fshatit të izoluar në Tiranë, ja përshkrimi që i bën »
Article Logic
Execution time: 0.01126503944397
array(1) { ["section"]=> string(79) "levizja-ne-akset-kombetare-ministria-e-transporteve-informon-mbi-situaten-65399" }